Futbollisti premtues i Liverpoolit, Rhina Brewster do të ketë mundësi të luajë në ndeshjen e gjysmëfinales së kthimit të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.
Jurgen Klopp ka konfirmuar se adoleshenti do të jetë pjesë e skuadrës në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së garës më prestigjioze evropiane për klube.
Trajneri pohoi se 19-vjeçari, i cili arriti në klub nga Chelsea në vitin 2014, mund të luajë për skuadrën e The Reds.
“Ai është gati. Rhina ka ardhur me ne pasi ka kaluar lëndimin . Ditë pas dite ka marrë veten dhe ka qenë në formë të shkëlqyer në tre ose katër javët e fundit, por lojtarët e tjerë ishin gjithashtu atje”, pohoi strategu.
Brewster e ndihmoi Anglinë të fitojë Kupën e Botës në vitin 2017, duke shënuar golin e tetë të turneut. /Telegrafi/