Telegrafi

Rezultonte i humbur që nga muaji maj, gjendet i vdekur Hetem Dedaj nga Podujeva

Është gjetur i vdekur Hetem Dedaj nga Burica e Podujevës, ai rezultonte i humbur që nga data 15.05.2019.

Lajmin për gjetjen e trupit të pajetë të Hetem Dedaj, e ka bërë vëllai i tij, i cili përmes një postimi në Facebook ka shkruar se varrimi i të ndjerit bëhet nesër më datën 13.12.2019, në ora 15:00 në fshatin Buric, transmeton Telegrafi.

Familjarët e Hetem Dedaj kishin thënë se ai ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe se nuk kishte pasur problem me askënd.

Lexo po ashtu Llapjani 44-vjeçar qe 4 ditë i zhdukur, për herë të fundit u pa duke hipur në autobus (Foto)

Në kërkim të tij, ishin vënë Policia e Kosovës, familjarët dhe qytetarët, mirëpo hera e fundit kur ai ishte parë ishte duke hipur në një autobusë në Prishtinë, që nga ajo ditë nuk dihej asgjë për të./Telegrafi/