Site icon Telegrafi

Rezultonte i humbur që nga dje, policia e gjen të vdekur 66-vjeçarin në Mitrovicë

Një 66-vjeçar është gjetur i vdekur në një shtëpi të pabanuar në Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Familjarët e kanë raportuar si person të zhdukur gjatë ditës së djeshme ndërsa sot është gjetur pa shenja jete në një shtëpi të pabanuar. Viktima është 66-vjeçar”, tha ai.

Zahiti shtoi më tej se trupi i pajetë është dërguar për obduksion dhe se rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë./Telegrafi/

Exit mobile version