Nga 19 raste të reja sa janë konfirmuar sot me coronavirus në Prizren, 12 prej tyre janë polic.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zyrtari për informim i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Nga 20 zyrtarët e testuar për COVID-19, mund të ju konfirmoj se 12 nga ta kanë rezultuar pozitiv”, tha ai për Telegrafin.
Me rastet e fundit të konfirmuara në Prizren numri i personave të infektuar ka arritur në 121, ndërsa gjithsej në Kosovë janë 1 mijë e 25 persona që janë prekur nga virusi COVID-19. /Telegrafi/