Site icon Telegrafi

Rezultatet që i nevojiten Real Madridit për t’u shpallur kampion

Real Madrid. (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Me fitoren ndaj Athletic Bilbaos, Real Madridi i është afruar më shumë titullit të La Ligas për sezonin 2019/2020, ndërkohë që ruan diferencën prej katër pikësh ndaj Barcelonës.

Los Blancos kanë një avantazh shumë të rëndësishëm ndërkohë që hyjnë në katër xhirot e fundit sezonale dhe kjo ua mundëson që t’i regjistrojnë dy barazime apo ta humbin një ndeshje dhe sërish të bëhen kampionë.

Ekipi i Zinedine Zidane do të luajë kundër Deportivo Alaves, Granada, Villarreal dhe Leganes – ndërsa duhet të sigurojë vetëm tetë pikë nga këto përballje për ta siguruar titullin.

(Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Kjo mund të arrihet ose me dy fitore dhe dy barazime (tetë pikë), ose me tri fitore dhe një humbje (nëntë pikë). Nëse Barcelona lëshon më shumë pikë, atëherë Reali mund ta fitojë titullin akoma më herët dhe më lehtë.

Lexo po ashtu Përsëri shënon Ramos dhe përsëri me penallti, Reali fiton dhe vë njërën dorë në titullin e La Ligas

Herën e fundit, Mbretërit e kanë fituar titullin në sezonin 2016/2017, ndërsa asokohe Zidane ishte po ashtu trajner. /Telegrafi/

Exit mobile version