Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon të bëjë numërimin e votave dhe përditësimin e faqes së saj zyrtare në internet.
Sipas rezultateve të deritanishme të KQZ-së, nga shtatë komunat më të mëdha në vend, koalicioni PAN (PDK-AAK-Nisma) prinë në katër komuna, ndërkaq Lëvizja Vetëvendosje prinë në tri sosh, transmeton Telegrafi.
Vlen të theksohet se koalicioni në mes LDK-AKR-Alternativa ka arritur të radhitet e dyta në pesë nga këto komuna dhe e treta në dy prej tyre.
Rezultatet e deritanishme sipas komunave më të mëdha:
Prishtinë: VV prin me 42.03%; LDK 34.62%; PAN 19.98%
Ferizaj: VV prin me 34.57%; LDK 30.48%; PAN 30.02%
Pejë: PAN prin me 34.86%; LDK 30.05%; VV 26.42%
Gjakovë: PAN prin me 50.77%; LDK 22.99%; VV 21.90%
Prizren: PAN prin me 35.60%; VV 20.17%; LDK 17.53%
Mitrovicë: PDK prin me 36.71%; VV 30.63%; LDK 28.94%
Gjilan: VV prin me 34.81%; LDK 27.54%; PAN 22.03%. /Telegrafi/