Site icon Telegrafi

Rezultatet për demarkacionin publikohen në mars (Video)

Komisioni i ri Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, ka kërkuar dokumentet që tregojnë gjithë sipërfaqen e qytetit të Pejës me rrethinë.

Këto të dhëna tregojnë se sipërfaqja e gjithë territorit të Pejës është mbi 602 kilometra katrorë.

Kjo sipërfaqe, sipas drejtorit të kadastrit, Mustafë Nila, daton që nga themelimi i kadastrit në këtë komunë dhe është në përputhje me shënjimin e vijës kufitare nga marrëveshja me Malin e Zi në gusht të 2015-ës.

Por, opozita këtë formë të rimatjes së territorit nuk po e sheh si zgjidhje të problemit.

Ndërsa, zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka thënë se komisioni i ri për matjen e kufirit do të dalë me rezultate brenda muajit të ardhshëm. /Klan Kosova/

Exit mobile version