Telegrafi

Rezultatet e zgjedhjeve në Podujevë, Hasani i Nismës publikon video duke u relaksuar në Batllavë

Kandidati i Nismës për kryetar të Podujevës, Xhemajl Hasani, i cili gjatë fushatës zgjedhore u bë i njohur me deklaratën e tij për veturën “Ferrari”, tani po vazhdon të ironizojë me rezultatin e zgjedhjeve lokale.

Hasani në profilin e tij në Facebook ka shkruar “kah zyrat e cilës parti kalon kryetari i ardhshëm i Podujevës”, duke shtuar tutje se partitë tjera të mos sillën nga Nisma.

“Kah Nisma mos u sillni shumë se hala nuk dihet se çka ka ndodhë me rezultate”, ka thënë ai.

Lexo po ashtu "Nejse, për veti e kanë", Xhemajl Hasani i Nismës vazhdon spektaklin në rrjetet sociale pas përfundimit të zgjedhjeve

Ndërkaq, pak orë më vonë, Hasani ka publikuar një video, siç ka thënë ai duke u relaksuar me këngën e këngëtarit Meda.

Hasani në zgjedhjet e 17 tetorit është radhitur i pesti, duke grumbulluar vetëm 199 vota. /Telegrafi/