Telegrafi

Rezultatet e të gjitha takimeve në NBA – Lakers morën fitore spektakolare ndaj Warriors

Ka përfunduar një tjetër xhiro në NBA, aty ku disa përballje ishin spektakolare.

Derbi i kësaj jave ishte ai në mes të Golden State Warriors dhe Los Angeles Lakers, që përfundoi me fitoren e këtyre të fundit 128-97.

Një fitore më të vështirë mori Charlote Hornets që mposhti Sacramento Kings me rezultat 122-116.

Triumf spektakolar mori Milwaukee Bucks ndaj Washington Wizards me shifrat 133-122.

Tjetër përballje interesant doli të ishte edhe ajo e Brooklyn Netsit që fitoi 117-113 ndaj New York Knicks.

Fitore të vështirë në këtë rreth mori edhe San Antonio Spurs si mysafir i Detroit Pistons 109-99.

Me të njëjtin rezultat (109-99) përfundoi edhe ballafaqimi në mes të Los Angles Clippers që fituan si mysafir i Dallas Mavericks.

Në anën tjetër, fitore më komode mori Phoenix Suns ndaj Memphis Grizzlies me shifrat 122-99. /Telegrafi/