Site icon Telegrafi

Rezultatet e para, prin bindshëm Gjukanoviq

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit shtetëror zgjedhor, në zgjedhjet e sotme presidenciale në Malin e Zi prin kandidati i DPS, Millo Gjukanoviq, me 55. 9 për qind të votave.

Kandidatët tjerë pas numërimit të 10 për qind të votave, kanë fituar si në vijim:

Mladen Bojaniq nga pjesa më e madhe e opozitës 34.1%, Draginja Vuksanoviq nga SDP 5.5%, Marko Milaçiq përfaqësuesi i Prave Crne Gore 3.5%, Hazbija Kalaç nga Partia e Drejtësisë dhe Pajtimit 0.5%, Dobrilo Dedeiq përfaqësuesi i Koalicionit të serbëve 0.3% dhe Vasilie Miliçkoviq nga grupi i qytetarëve 0.2%.

Exit mobile version