Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në web-faqen e saj ka publikuar rezultatet e para nga zgjedhjet për kryetar shteti.
Nga 9.21 përqind e votave të përpunuara:
Blerim Reka (Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa) ka marrë 16.9 përqind (10.145 vota),
Gordana Siljanovska (OBRM-PDUKM dhe koalicioni) ka marrë 37.68 përqind (22.626 vota),
Stevo Pendarovski (LSDM, BDI, PDSH dhe parti tjera në pushtet) ka marrë 41.50 përqind (24.916 vota).
Nga kjo përqindje e votave të përpunuara 3.92 përqind ose 2.355 janë fletëvotime të pavlefshme.
Sot u mbajtën zgjedhjet presidenciale dhe në Listën Zgjedhore kishte 1.808.131 qytetarë për të votuar. Dalja e përgjithshme ishte rreth 40% e qytetarëve të regjistruar në Listën Zgjedhore. /Telegrafi/