Site icon Telegrafi

Rezultatet e dobëta në PISA, Hoxha i zhgënjyer nga Kurti: Gjithmonë e kemi parë me libra sa ishte nxënës

Analisti, Ylli Hoxha, ka shprehur zhgënjimin e tij pas lajmit se Kosova renditet në vendet e fundit në rezultatet e testit të PISA-s për vitin 2022.

Kosova, gjatë ditës së martë mori lajmin nga Parisi i Francës se është renditur pothuajse në vendet e fundit në rezultatet e testit të PISA-s për vitin 2022.

E shkaku i këtij rezultati të dobët analisti, Ylli Hoxha, është zhgënjyer nga kryeministri, Albin Kurti.

Hoxha ka treguar se ka pritur nga Qeveria në krye me Kurtin rritje të cilësisë në arsim, pasi Kurti që në fëmijëri, sipas tij, ka qenë i prirë ndaj “librave dhe bisedave intelektuale”.

Lexo po ashtu Kosova pothuajse "në fund të pusit", publikohen rezultatet e testit PISA

“Duke e njohur kryeministrin prej fëmijërisë (për shkak se kemi qenë në një lagje), nëse e kam pas një pritje intimisht prej tij ose prej qeverisë e që nuk e kam shprehur ka qenë, nëse asgjë s’mundet me bë, në arsim do të bëjë, ka me ia shti grabujën edhe ka me ngrehë”, deklaroi Hoxha në RTV Dukagjini.

“Përshtypjen kam pasur prej një nxënësi shumë të mirë, entuziast që ka marrë pjesë nëpër gara, gjithmonë e kemi pa me do libra, bisedat me të kanë qenë intelektuale, nuk ke mund me bo një muhabet shoqëror të tipit po dalim me luajt apo jo. Dhe pritjet e mia kanë qenë them të drejtën se nga kjo qeveri më në fund dikush ka me dalë edhe me reflektu mbi gjendjen arsimit të cilën e kemi dhe cilat janë problemet”, ka thënë Hoxha.

Exit mobile version