Në kampionatit Ballkanik për U20 që u majtë në Stamboll të Turqisë në datat 12-13.09.2020, atletët kosovarë kanë bërë një paraqitje të mirë, ku atleti i mirënjohur Muhamed Ramadani u stolis me medaljen e Artë në Hedhjen e Gjyles me rezultat 18.85.
Me medalje të Bronztë u stolis edhe atleti Alaudin Suma në Hedhjen e Diskut me rezultat 49.83.
Rezultatet e atletëve kosovarë që e përfaqësuan Kosovën gjatë dy ditëve në kampionatin Ballkanik janë si më poshtë:
Muhamet Ramadani në hedhjen e Gjyles i pari me rezultat 18.85
Muhamet Ramadani në hedhjen e Diskut i teti me rezultat 46.49
Alaudin Suma në hedhjen e Diskut i treti me rezultat 49.83
Alaudin Suma në hedhjen e Gjyles i gjashti me rezultat 16.61
Leon Thaqi në disiplinën 400m i dhjeti me rezultat 51.28
Leon Thaqi në disiplinën 800m i nënti me rezultat 2:00.58
Armel Qovanaj në disiplinën 100m i trembëdhjeti me rezultat 11.65
Armel Qovanaj në disiplinën 200m i trembëdhjeti me rezultat 23.80
Florian Berisha në disiplinën 400m i trembëdhjeti me rezultat 52.55
Florian Berisha në disiplinën 800m i dhjeti me rezultat 2:01.34
Ardian Peci në disiplinën 1500m i teti me rezultat 4:13.98
Ardian Peci në disiplinën 3000m i dhjeti me rezultat 9:13.65
Erblin Smajli në disiplinën 1500m i nënti me rezultat 4:24.39
Erblin Smajli në disiplinën 3000m i njëmbëdhjeti me rezultat 9:39.32
Duarza Ivanaj në disiplinën 100m e dhjeta me rezultat 12.98
Duarza Ivanaj në disiplinën 200m e dhjeta me rezultat 26.43
Sara Susuri në disiplinën 100m e nënta me rezultat 12.66
Albina Bojaxhiu në disiplinën 800m e nënta me rezultat 2:22.09
Albina Bojaxhiu në disiplinën 1500m e njëmbëdhjeta me rezultat 4:56.69
Merisa Bojaxhiu në disiplinën 400m e teta me rezultat 1:01.95
Odeta Belegu në disiplinën 1500m e dymbëdhjeta me rezultat 5:17.68
Odeta Belegu në disiplinën 3000m e gjashta me rezultat 11:42.02
Në disiplinën e 4x100m femrat u plasuan të pestat me rezultat 51.03 që vunë rekord të ri të Kosovës për U-20 dhe vrapuan D. Ivanaj, S. Susuri M. Bojaxhiu, A. Bojaxhiu.
Rekord të ri vunë edhe kategoria e meshkujve në 4X400m me rezultat 3:40.69 dhe vrapuan F. Berisha, A. Peci, E. Smajli, L. Thaqi
Përfaqësuesen e Kosovës në atletikë gjatë Kampionatin Ballkanik e drejtuan selektori Xhavit Tahiri, Bajram Duja, Shaban Ramadani dhe Kadri Shala.