Ka përfunduar java e katërt në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Kjo xhiro solli disa ndeshje interesante, ndërsa ndeshja kryesore ishte ajo në mes të Llapit dhe Prishtinës.
Bardhëeklatrit triumfuan 2-1 në udhëtim te skuadra nga Podujeva, duke marrë kështu tre pikë të mëdha.
Përballje interesante ishte edhe ajo në mes të Ballkanit dhe Dukagjinit, me skuadrën nga Theranda që fitoi minimalisht, 1-0.
Fitore më bindëse në këtë javë mori Gjilani, që në shtëpi mundi Trepçën ’89 me rezultat 3-1.
Një triumf të mundimshëm, por të rëndësishëm e mori Drenica, që si mysafir mposhti Malishevën 2-1.
E vetmja ndeshje që nuk prodhoi fitues ishte ajo në mes të Ferizajt dhe Dritës, që u mbyll me shifrat 1-1. /Telegrafi/