Ka përfunduar java e 13-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, derisa u zhvilluar disa përballje interesante.
Derbi i kësaj jave ishte ai në mes të Prishtinës dhe Llapit, kur kryeqytetasit fituan me rezultat komod, 2-0.
Sfidë interesante ishte edhe ajo në mes të Dukagjinit dhe Ballkanit, e cila përfundoi me shifrat 1-1.
Një duel që përfundoi po ashtu 1-1, ishte ai në Mitrovicë, ku Trepça ’89 dhe Gjilani i ndanë pikët.
Me nga një pikë u ndanë edhe Drenica me Malishevën, derisa ndeshja përfundoi 0-0.
Fitore të vështirë mori në këtë rreth mori Drita, pasi në shtëpi triumfoi 1-0 ndaj Ferizajt. /Telegrafi/