Site icon Telegrafi

Rezultatet dhe tabela e Albi Mall Superliga pas xhiros së nëntë

Ka përfunduar java e nëntë në Albi Mall Superligën e Kosovës, me vetëm një ndeshje që nuk u zhvillua sipas protokollit të paraparë.

Përballja mes Prishtinës dhe Trepçës ’89 nuk u zhvillua, për shkak se gjendja e stadiumit “Fadil Vokrri” nuk ishte e përshtatshme, shkaku që Përfaqësuesja e Kosovës zhvilloi së fundmi takimin ndaj Qipros në kuadër të Ligës së Kombeve.

Përballja më interesante e kësaj xhiroje ishte ajo në mes të Ballkanit dhe Gjilanit, me kampionin në fuqi që triumfoi 2-0.

Fitore të madhe në këtë rreth mori edhe lideri Drita, që në shtëpi mposhti Drenicën me rezultat 2-1.

Me rezultat të thellë në këtë javë ka fituar Dukagjini, që mposhti 4-1 Ferizajn, për të marrë fitoren e parë në këtë edicion.

Pa fitues ishte sfida në Podujevë, në mes të Llapit dhe Malishevës, që përfundoi me shifrat 1-1.

Më poshtë mund t’i shikoni grafikisht rezultatet e të gjitha ndeshjeve dhe renditjen tabelare. /Telegrafi/

Exit mobile version