Ka përfunduar me spektakël java e parë e BKT Superligës së Kosovës për edicionin 2022/23.
Kishte disa befasi në disa prej ndeshjeve, pasi favoritët nuk morën atë që ishte parashikuar para përballjeve.
Derbi i kësaj jave ishte në mes të Dukagjinit dhe Prishtinës, me këta të fundit që u larguan nga Klina me fitoren 2-1.
Përballje interesante ishte edhe ajo në mes të Trepçësë ’89 dhe Dritës, me nënkampionin që ishte duke humbur deri në minutat e fundit të takimit, por që ia doli të merrte një pikë.
Një skenar pothuajse i tillë ishte edhe në ndeshjen mes Gjilanit dhe Ferizajt, pasi gjilanasit ishin duke pësuar disfatë në shtëpi, por në fund fituan 3-2.
Xhiron e javës së parë e mbylli ndeshja mes Drenicës dhe Llapit, me skuadrën nga Podujeva që fitoi 1-0.
Malishvea dhe Ballkani nuk u zhvilluar, pasi me kërkesën e klubit nga Suhareka që po luan në Ligën e Konferencës, u shty takimi për një datë ende të pacaktuar. /Telegrafi/