Site icon Telegrafi

Rezoluta në OKB kundër agresionit rus, Xhaçka: 141 vota për paqen në Ukrainë

Asambleja e Përgjithshme e Organizatë së Kombeve të Bashkuar miratoi sot rezolutën kundër agresionit rus, të propozuar nga Shqipëria dhe SHBA, sipas një njoftimi të Ministres së Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka.

Në një reagim në Twitter,  Xhaçka tha se rezoluta u miratua me 141 vota, ndërsa 5 vota ishin kundër.

“141 vota për paqen në Ukrainë! Vetëm 5 vota kundër: Rusia, Koreja e Veriut, Eritrea, Siria, Bjellorusia. Bota ka folur kundër agresionit rus.
Diktatori i Rusisë duhet të dëgjojë njerëzimin!”, ka shtuar Xhaçka. /Telegrafi/

Exit mobile version