Telegrafi

I rezistoi përdhunimit, 11-vjeçarja u masakrua mizorisht (Foto)

Një 11-vjeçare që dyshohet i rezistoi përdhunimit seksual, u vra dhe u masakrua nga sulmuesi në Madhya Pradesh të Indisë.

Trupi i mbytur kishte shenja nga rrahjet, ishte prerë në fyt dhe me sy të nxjerrë përjashta, transmeton Telegrafi.

Sipas hetimeve fillestare, shihet që ajo nuk ka kryer marrëdhënie seksuale, ndërsa është mbytur me një mjet të fortë.

Ende nuk ka asnjë të dyshuar, për vrasjen që u zbulua nga kalimtarët e rastit.

Policia ka marrë në pyetje të gjithë personat që u mblodhën rreth viktimës të mbuluar me batanije, ndërsa po kërkojnë çdo informacion mbi kryerësin. /Telegrafi/