Princi Harry dhe Meghan Markle thuhet se kanë blerë rezidencë në vlerë 15 milionë dollarë në Malibu.
Çifti mbretëror u zhvendosën në Kaliforni nga Vancouveri në fund të muajit të kaluar dhe u tha se ishin të interesuar për shtëpinë me pesë dhoma gjumi, shkruan DailyMail.
Në një postim të fshirë tani në Instagram, agjenti lokal i pasurive në LA Andrea Pilot javën e kaluar postoi duke shkruar: “Lajme të mëdha, Prince Harry dhe Meghan blejnë shtëpinë e Mel Gibson”.
Firma që shiti pronën nuk ka konfirmuar lajmet për një blerje mbretërore, por një burim i pretenduar i The Sun tha se prona, në një nga lagjet më të lezetshme të Los Angelesit, ishte shitur.
Sidoqoftë, një burim i afërt me çiftin pretendon që raportet janë ‘kategorikisht të pavërteta’ dhe se çifti nuk e ka blerë pronën.
Kur u pyetën nëse Çifti Sussex ishin pronarët e rinj, burimi tha: “Ndonjë marrëveshje deri më tani nuk është nënshkruar”.
“Është jashtëzakonisht e bukur, kështu që ndoshta ata hodhën një vështrim atje dhe donin ta kishin. Është shumë private. Nuk ka asgjë në treg si ajo”, shtoi burimi më tej.
Harry dhe Meghan u zhvendosën në ishullin Vancouver në Kanada në janar pas njoftimit spektakolar që do të linin familjen mbretërore.
Ndërsa zyrtarisht u tërhoqën në fund të marsit, çifti u zvendosën më pas në Los Angeles, qyteti i lindjes së Meghanit, ku jeton nëna e saj Doria Ragland.
Rezidenca e përhapur është rinovuar kohët e fundit dhe ka palestrën e vet, pesë hektarë tokë, pamje të Paqësorit, dy pishina dhe vjen me një anëtarësim në klubin e plazhit.
Ajo ka një histori të pronarëve të famshëm, pasi ylli i X-Files David Duchovny ia shiti Mel Gibson në vitin 2008.
Duke folur për The Sun, Andrea Pilot tha: “Ishte thjesht një postim për Meghan dhe Harryn”.
“Unë nuk jam personi që shiti shtëpinë. Nuk e di kush e ka shitur”, tha ai duke arsyetuar postimin në Instagram.
DailyMail ka kontaktuar me një përfaqësues të Harryt dhe Meghan për media, por nuk kanë marrë përgjigje.
Ata zyrtarisht hoqën dorë nga titujt e tyre të HRH (lartmadhëri) në fund të marsit. Çifti janë në izolim me djalin 11-vjeçar Archie.
Duka dhe Dukesha e Sussex-it njoftuan javën e kaluar se ata po fillojnë një fondacion të ri bamirës, të quajtur Archewell.
Princi Harry dhe Meghan kanë thënë se ‘shpresojnë’ të fillojnë me fondacionin Archewell, i cili do të zëvendësojë markën e tyre ‘Sussex Royal’.
Harry dhe Meghan zbuluan fjalën Greke në projektin Arche – që do të thotë burim veprimi – ishte frymëzimi pas emrit të djalit të tyre Archie Mountbatten-Windsor.
Por fondacioni i çiftit nisi me një fillim shumë të vështirë pasi dështuan të regjistronin faqen e internetit, e cila ishte sulmuar nga një ‘hacker’.
Fansat që klikonin në faqen e tyre www.archewellfoundation.com padashur devijojnë menjëherë në një video në YouTube të hitit të Kanye West në vitin 2005, në bashkëpunim me Jamie Foxx.
Një numër i përdoruesve të rrjeteve sociale që vërejtën këtë gabim e quajtën të turpshëm dhe reaguan menjëherë në Twitter. /Telegrafi/