Telegrafi

Rezidenca ku Joshua qëndroi para duelit ndaj Klitschkos, ai pagoi qira prej 24 mijë eurosh në javë (Foto)

Anthony Joshua është kthyer në banesën e nënës së tij duke u larguar nga vila luksoze që e kishte marrë me qira para duelit me Wladimir Klitschkon.

Kampioni i botës në pesha të rënda ka paguar 20.000 funte (24.000 euro) në javë për vilën në St John’s Wood, në veriperëndim të Londrës, ku qëndroi para mega-duelit të Wembleyt, të cilin e fitoi në raundin e 11-të.

Joshua dhe nëna e tij, Yeta Odusanya, e cila nuk e përcolli meçin ndaj Klitschkos (Twitter)

Dhe kur do t’i shihni fotografitë e realizuara brenda kësaj rezidence, do ta kuptoni se 27-vjeçari kishte të drejtë që pagoi aq shtrenjtë për të qëndruar aty.

Lexo po ashtu Kampioni Anthony Joshua prezanton Range Roverin e ri në vlerë prej 178 mijë eurosh (Foto/Video)

Mes tjerash, kjo shtëpi posedon një bodrum për verë, një kinema shtëpiake dhe shtatë dhoma gjumi. Po ashtu, përmban një pishinë të bukur dhe dhoma dite të mëdha.

Për ta marrë me qira për një muaj këtë vilë duhet paguar 86.667 funte (102.170 euro), ndërsa qiraja për një vit kushton 1.26 milion funte (1.5 milion euro). /Telegrafi/