Rezidenca e ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në të cilën filluan e u zhvilluan shumë procese me rëndësi për shtetin, ka hyrë nën përkujdesje institucionale.
Në rezidencën e presidentit të ndjerë, Rugova, u themelua ekipi i unitetit i cili më pas negocioi me Serbinë nëpërmjet ish-presidentit finlandez, Marti Ahtisaari, në bazë të planit të të cilit Kosova u shpallë e pavarur.
Shumë shpejt ajo do të jetë e hapur edhe për vizitorët.
Gjithë hapësirat me vlera kulturore do të jenë të hapura edhe për vizitorë.
Një ndër to do të jetë edhe dhoma me veçantë e Rezidencës Rugova.
Në të ndodhen pasuritë e nxjerra nga nëntoka e rajoneve të ndryshme të Kosovës e që iu dhuruan burrështetasve nga e mbarë bota nga presidenti i parë i Kosovës.