Rezi, Xheneta dhe Drenusha kanë diskutuar për kaosin e mbrëmshëm në BBVK.
Pas një fjalosje me Xuxin, Xheneta hyri në dhomën e gjumit dhe goditi furishëm dy tenxhere, duke shkaktuar ‘hallakamë’ tek banorët.
Ishte Rezi i cili gjatë një diskutimi, i tha Xhenetës që gjesti i saj ishte i gabuar.
“Sepse gjesti jot ishte i gabuar. Këtu ka një ligj, në momentin kur fiken dritat zemra ime, do të thotë që është koha e gjumit”, i tha Rezi asaj.
Megjithatë, Xheneta e kundërshtoi dhe më herët gjatë ditës kishte thënë se nuk ishte pishman për atë që kishte bërë. /Telegrafi/