Rezart Veleshnja është njëri prej banorëve më të komentuar të këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova.
Ai është padyshim një banor tejet komik, duke dhuruar spektakël me performancat e tij brenda shtëpisë.
Së fundmi, Rezi shkaktoi të qeshura duke kërcyer në banjë me një super energji.
Ai vallëzonte duke valëvitur peshqirin, dhe një moment zhveshi të brendshmet e tij duke zbuluar prapanicën.
“Këtij spektakli” në banjë iu bashkuan edhe konkurrentët e tjerë sikurse Arion dhe Gjesti.
Që nga fillimi i formatit, javën e kaluar, Rezi ka shkaktuar mjaft, debate, polemika dhe situata komike brenda shtëpisë. /Telegrafi/