Site icon Telegrafi

“Rezervova pushimin e ëndrrave, por e kuptova se isha i vetmi mysafir në ishull”, burri ndan eksperiencën drithëruese në rrjete sociale

Një spanjoll përjetoi një udhëtim drithërues kur e kuptoi se ishte i vetmi mysafir në një resort luksoz të braktisur në një ishull.

Ai e detajoi këtë udhëtim në TikTok.

“Unë kam fjetur në një resort luksoz të braktisur për dy ditë dhe sapo e mora vesh tani”, tha Ruben Holgado në klip.

Vendi ishte Siquijor, një ishull i largët në Filipine, përcjell Telegrafi.

Holgado udhëtoi për pak argëtim. Por pas dy netësh, zbuloi se e kishte resortin vetëm për vete – përveç disa punëtorëve.

“Ne hymë dhe pamë që vendi ishte i madh, si Disney, por nuk kishte asgjë”, përshkroi ai.

“Ka vetëm punonjës në restorant”, shtoi spanjolli.

@rubenholgtour de mi resort abandonado 👍🏻♬ sonido original – Rubén Holgado

Në klip duken plazhi, fusha e tenisit, pishina dhe restoranti ku ai darkonte i vetëm çdo natë.

Sipas tij, resorti ishte hapur gjashtë vjet më parë përpara se të mbyllej papritur. /Telegrafi/

Exit mobile version