Telegrafi

Rezervarët iu zbrazeshin në mënyrë misterioze, habiten me majmunin që ua pinte benzinën (Video)

Shoferët dhe motoçiklistët që parkonin në një hapësirë në Panipat të Indisë, brengoseshin për rezervuarët që iu zbrazeshin në mënyrë misterioze.

Askush nuk e kishte idenë, se çfarë iu ndodhte vazhdimisht të gjitha makinave, derisa u zbulua se fajtor ishte një majmun që e pinte benzinën, transmeton Telegrafi.

Kafsha që duket se ka fituar varësi nga lëngu i ndezshëm, ishte gjithmonë në gjendje të çrregullt dhe refuzonte ushqimet që ia jepnin si dhuratë.

Majmuni që ishte miqësor dhe shëtitej nëpër atë zonë, është ndjekur nga banorët që e kanë dërguar në periferi. /Telegrafi/