Telegrafi

Rezarta Shkurtës i valvitet fustani në mes të qytetit si Marilyn Monroes

Foto: Rezarta Shkurta/Instagram

Këngëtarja e njohur Rezarta Shkurta ka kohë që nuk ka sjellë për fansat ndonjë projekt të ri muzikor.

Megjithatë, ajo vazhdon të jetë e angazhuar dhe shumë aktive me pasionin e saj tjetër – fotografinë.

Rezarta është gjithashtu shumë e ndjekur dhe aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, ajo ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një video shumë interesante, ku shfaqet mjaft tërheqëse me një fustan të zi të shkurtër.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Si në stilin e Marilyn Monroe, era nuk po e linte të qetë, duke bërë që fustani i saj të valvitet lartë.

Duke e mbajtur me duar, këngëtarja Shkurta nuk ka hezituar që të realizojë një video, e cila ka rrëmbyer vëmendjen e fansave të saj.

“Oops, unë e bëra sërish”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos, e cila ka marrë mijëra pëlqime dhe komente nga fansat e saj. /Telegrafi/