Telegrafi

Rezarta Shkurta vjen me një fotografi atraktive, duke vënë në pah të pasmet

Këngëtarja e njohur Rezarta Shkurta ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor për fansat.

Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e saj.

Foto: Rezarta Shkurta/Instagram

Rezarta njihet për fotografitë e bukura që realizon, kjo pasi i ka pasion, dhe ka një biznes fotografish në Tiranë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar në InstaStory një fotografi, ku shfaqet mjaft atraktive dhe provokuese, teksa vë në pah të pasmet.

Rezarta Shkurta në një pozë atraktive (Foto: Rezarta Shkurta/Instagram)

Ajo duket mjaft bukur në një model flokësh të shkurtra, gjersa si një eksperte fotografish, e ka rregulluar bukur imazhin e saj duke e përcjell me disa efekte.

Tash e sa kohë, Rezarta Shkurta jeton në Tiranë së bashku me vajzën e saj, kjo pasi bashkëshorti i saj, Ermal Hoxha, është ende i burgosur. /Telegrafi/

Foto: Rezarta Shkurta/Instagram