Këngëtarja e njohur Rezarta Shkurta tash e një kohë përveç muzikës merret edhe me fotografi.
Ajo ka një studio fotografish në Tiranë, të emëruar me emrin e vajzës së saj “Hera”.
Mes shumë fotosesioneve që realizon për të tjerët, këngëtarja ka menduar që së fundmi të realizojë një set të ri fotografik vetëm për vete.
Ajo ka vendosur që disa nga këto fotografi të reja t’i publikojë në llogarinë personale në Instagram.
Rezarta vjen mjaft sensuale në imazhet e reja, duke shfaqur komplet anën e saj artistike, gjë të cilën e ka bërë edhe në fotosesionet e mëhershme. /Telegrafi/