Këngëtarja e njohur Rezarta Shkurta ka muaj që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri në tregun muzikor.
Megjithatë, ajo vazhdon të jetë mjaft e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, përmes së cilave promovon edhe biznesin e saj “Hera Company”.
Të gjithë e dinë që njëherësh Rezarta është edhe nuse e familjes Hoxha, nipit të ish-diktatorit shqiptar, Enver Hoxhës.
Për figurën e këtij të fundit, këngëtarja duket se ruan respekt shumë të madh, ndërsa nuk heziton që t’i prezantojë edhe vajzës pamjen dhe profilin e tij.
Në një video të publikuar së fundmi në InstaStory, Rezarta shfaqet teksa pyet të voglën Hera për personin që gjendet në fotografi, dhe ajo përgjigjet “gjyshi Hoxha”.
Përndryshe, në familjen e këngëtares ende mungon kryefamiljari, pasi bashkëshorti i saj Ermal Hoxha, nuk është larguar ende nga burgu që pas arrestimit për laboratorin e drogës. /Telegrafi/