Telegrafi

Rezarta Shkurta i shpëton rrezikut, pasi shtëpia e saj goditet nga rrufeja

Foto: Rezarta Shkurta/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rezarta Shkurta, duket se ka kaluar një situatë aspak të këndshme së fundmi.

Një rrufe ka goditur shumë pranë shtëpisë së këngëtares, duke bërë shkrumb një impiant uji.

Ajo ka hedhur një imazh të kësaj fatkeqësie në InstaStory, duke falënderuar organet e rendit që u dolën menjëherë në ndihmë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Nata e mbrëmshme për ne u mbyll kështu! Dua të falenderoj nga zemra policinë e shtetit dhe zjarrfikësit që në kohë rekord erdhën e vepruan, duke na shpëtuar nga kjo situatë me dëme të pa konsiderueshme”, shkroi Shkurta në InstaStory.

Foto: Rezarta Shkurta/InstaStory

Për fat të mirë, nga kjo goditje pati vetëm dëme materiale dhe të gjithë janë mirë me shëndet.

Rezarta përndryshe ka kohë që nuk është më aktive në muzikë, gjersa nuk ka bërë të ditur nëse ka në plan rikthimin me ndonjë projekt të ri muzikor. /Telegrafi/