Telegrafi

Rezarta Shkurta reagon rreth lajmit të rrejshëm për shtatzëninë: Nuk jam dhe nuk kam ndërmend të jem

Foto: Kënga Magjike/YouTube

Këngëtarja e njohur Rezarta Shkurta ka rënë së fundmi pre e një lajmi të rremë.

U raportua në disa prej mediave online në Shqipëri se këngëtarja ishte shtatzënë për herë të dytë.

Një lajm i tillë duket të jetë krejt i pavërtetë, kjo pasi Rezarta e mohoi vet përmes rrjeteve sociale.

Foto: Rezarta Shkurta/Instagram

Ajo publikoi në InstaStory një pamje të këtij lajmi, ndërsa mohonte në mbishkrimin e saj shtatzëninë, duke thënë se as nuk është e as nuk ka ndër mend njëherë për njëherë të bëjë fëmijë të dytë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Nuk jam shtatzënë dhe nuk kam ndërmend të jem…thjeshtë jam shëndoshur”, ka shkruar këngëtarja në InstaStory.

Foto: Rezarta Shkurta/InstaStory

Përndryshe, ajo është e martuar me nipin e ish-diktatorit, Enver Hoxha, Ermal Hoxha.

Ata kanë së bashku një vajzë, të cilën dyshja e kanë pagëzuar me emrin Hera. /Telegrafi/