Këngëtarja e njohur Rezarta Shkurta ka rënë së fundmi pre e një lajmi të rremë.
U raportua në disa prej mediave online në Shqipëri se këngëtarja ishte shtatzënë për herë të dytë.
Një lajm i tillë duket të jetë krejt i pavërtetë, kjo pasi Rezarta e mohoi vet përmes rrjeteve sociale.
Ajo publikoi në InstaStory një pamje të këtij lajmi, ndërsa mohonte në mbishkrimin e saj shtatzëninë, duke thënë se as nuk është e as nuk ka ndër mend njëherë për njëherë të bëjë fëmijë të dytë.
“Nuk jam shtatzënë dhe nuk kam ndërmend të jem…thjeshtë jam shëndoshur”, ka shkruar këngëtarja në InstaStory.
Përndryshe, ajo është e martuar me nipin e ish-diktatorit, Enver Hoxha, Ermal Hoxha.
Ata kanë së bashku një vajzë, të cilën dyshja e kanë pagëzuar me emrin Hera. /Telegrafi/