Këngëtaret e njohura të skenës Rezarta Shkurta dhe Zaimina Vasjari janë mike shumë të mira me njëra-tjetrën në përditshmëri.
Së fundmi, ato kanë bërë të ditur se kanë shkuar së bashku në Romë, për të kaluar disa ditë pushimi në kryeqytetin italian.
Rezarta ka qenë ajo e cila ka publikuar një fotografi në Instagram Story, ku shfaqet bashkë me Zaiminën në hotel, teksa e ka kapur këtë të fundit të shtrirë në krevat, pasi ka kryer dushin e saj.
Në momentin që Zaimina ka parë se po xhirohet nga Rezarta, ajo ka përshëndetur me dorë gjithë ndjekësit e saj. /Telegrafi/