Telegrafi

Rezarta Shkurta ndan me fansat çastet intime me bashkëshortin gjatë pushimeve në jahtin luksoz

Foto: Rezarta Shkurta/Instagram

Këngëtarja dhe sipërmarrësja e njohur, Rezarta Shkurta, është duke kaluar së fundmi disa ditë të mira pushimi me familjen.

Ajo bashkë me burrin, Ermal Hoxhën dhe vajzën e saj, Herën, kanë zgjedhur bregdetin e jugut për pushimet e kësaj vere.

Ka qenë Rezarta ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, disa imazhe nga çastet e bukura që është duke i shijuar me më të dashurit e saj.

Në një video të xhiruar në jahtin luksoz ku familja po i kalojnë pushime, Rezarta nuk nguron të ndajë me ndjekësit edhe disa nga çastet intime me bashkëshortin, ku shihen duke i dhuruar puthje njëri-tjetrit.

Të përqafuar e kapur për njëri-tjetrin, çifti hidhen së bashku edhe në det, duke treguar kështu se dashuria e tyre është në kulminacion.

“Gjysma ime”, ka shkruar Rezarta Shkurta në mbishkrimin e kësaj video, e cila duket të jetë një dedikim për bashkëshortin e saj, Ermalin.

Kujtojmë që po me të njëjtin titull, ajo kishte publikuar një këngë në dhjetor të vitit 2016 duke ia dedikuar po bashkëshortit të saj, i cili aso kohe ndodhej në burg. /Telegrafi/