Telegrafi

Rezarta Shkurta feston ditëlindjen, kështu e befason mikesha Zaimina Vasjari (Foto)

Këngëtarja Rezarta Shkurta e ka nisur shumë e vogël karrierën e saj duke kënduar si fëmijë këngën e saj të parë me emrin “Durrës”, kushtuar qytetit të saj të lindjes.

Më pas në moshën e adoleshencës, ajo filloi hapat e parë si modele duke marrë pjesë në disa konkurse bukurie, gjersa më vonë iu rikthye sërish muzikës, kësaj here për të formuar karrierën e saj si këngëtare e rritur.

Lexo po ashtu Rikthehet Rezarta Shkurta, së shpejti publikon këngën e re "Gjysma ime" (Foto)

Tani ajo është një ndër këngëtaret më të suksesshme në Shqipëri, madje viteve të fundit ka ushtruar edhe profesionin e fotografes.

Mbrëmë (e premte) këngëtarja ka festuar ditëlindjen e saj të 30-të, dhe me këtë rast është uruar nga familja dhe rrethi shoqëror.

Një nga befasitë më të veçanta për të ishte rezervuar nga kolegia e saj, njëherit mikesha e ngushtë Zaimina Vasjari, e cila i kishte përgaditur një ëmbëlsirë të vogël me një buqetë me lule.

Lexo po ashtu Zaimina pas alkoolit, fillon dashuria për pokerin! Çfarë po ndodh me këngëtaren pas ndarjes? (Foto)

Rezarta ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi, ku shihet duke u uruar nga Zaimina, teksa në mbishkrimin e fotos ka sqaruar se ndjehet e lumtur që ka marrë një dhuratë të tillë nga një mikeshë që e njeh prej 20 vitesh.

Përndryshe, është bërë e ditur se ajo shumë shpejt do të paraqitet në festivalin “Kënga Magjike 2016”, me një këngë të punuar nga Elgit Doda. /Telegrafi/