Këngëtarja Rezarta Shkurta e ka nisur shumë e vogël karrierën e saj duke kënduar si fëmijë këngën e saj të parë me emrin “Durrës”, kushtuar qytetit të saj të lindjes.
Më pas në moshën e adoleshencës, ajo filloi hapat e parë si modele duke marrë pjesë në disa konkurse bukurie, gjersa më vonë iu rikthye sërish muzikës, kësaj here për të formuar karrierën e saj si këngëtare e rritur.
Tani ajo është një ndër këngëtaret më të suksesshme në Shqipëri, madje viteve të fundit ka ushtruar edhe profesionin e fotografes.
Mbrëmë (e premte) këngëtarja ka festuar ditëlindjen e saj të 30-të, dhe me këtë rast është uruar nga familja dhe rrethi shoqëror.
Një nga befasitë më të veçanta për të ishte rezervuar nga kolegia e saj, njëherit mikesha e ngushtë Zaimina Vasjari, e cila i kishte përgaditur një ëmbëlsirë të vogël me një buqetë me lule.
Rezarta ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi, ku shihet duke u uruar nga Zaimina, teksa në mbishkrimin e fotos ka sqaruar se ndjehet e lumtur që ka marrë një dhuratë të tillë nga një mikeshë që e njeh prej 20 vitesh.
Përndryshe, është bërë e ditur se ajo shumë shpejt do të paraqitet në festivalin “Kënga Magjike 2016”, me një këngë të punuar nga Elgit Doda. /Telegrafi/