Këngëtarja Rezarta Shkurta është pëlqyer gjithmonë për zërin dhe stilin e saj të të kënduarit.
Ajo dhe vajza e saj e vogël Hera, tash e tri vite e ndjejnë mungesën e kryefamiljarit, Ermal Hoxhës, i cili vazhdon të mbetet i dënuar me burg.
Largësia ka ndikuar që Rezarta të bëhet edhe më e ndjeshme, duke pritue kështu momentin kur bashkëshorti i saj do të shijojë lirinë.
Ajo ka publikuar së fundmi një fotografi shumë të veçantë në InstaStory, ku shfaqet bashkë me vajzën dhe Ermalin vite më parë në bregun e detit.
“Mund të ec mbi oqean…Mjafton të të kem ty pranë” (sic.), ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.
Rezarta tash e sa kohë është distancuar edhe nga skena, dhe nuk është shumë aktive me projekte muzikore. /Telegrafi/