Telegrafi

Rezarta Shkurta me bashkëshortin për pushime në Kroaci: Një jetë me ty, nuk më mjafton

Foto: Rezarta Shkurta/Instagram

Këngëtarja e njohur, Rezarta Shkurta, pas angazhimeve të shumta në biznes, duket se më në fund ka gjetur kohë për pushime.

Ajo së bashku me burrin e saj, Ermal Hoxhën, i cili u lirua në shtator të vitit të kaluar nga burgu, dhe me vajzën e tyre, Herën, po shijojnë disa ditë të mira pushimi në këto ditë të nxehta.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Familja kanë zgjedhur bregdetin kroat për pushime, teksa këtë e kanë bërë të ditur përmes fotografive të publikuara në rrjetet sociale.

Ka qenë këngëtarja ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi, ku shfaqet mjaft e lumtur në krahët e bashkëshortit.

“Një jetë me ty, nuk më mjafton”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Ndërkohë, e njëjta gjatë ditës demantoi lajmin se është shtatzënë, duke thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë. /Telegrafi/