Këngëtarja e njohur, Rezarta Shkurta, pas angazhimeve të shumta në biznes, duket se më në fund ka gjetur kohë për pushime.
Ajo së bashku me burrin e saj, Ermal Hoxhën, i cili u lirua në shtator të vitit të kaluar nga burgu, dhe me vajzën e tyre, Herën, po shijojnë disa ditë të mira pushimi në këto ditë të nxehta.
Familja kanë zgjedhur bregdetin kroat për pushime, teksa këtë e kanë bërë të ditur përmes fotografive të publikuara në rrjetet sociale.
Ka qenë këngëtarja ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi, ku shfaqet mjaft e lumtur në krahët e bashkëshortit.
“Një jetë me ty, nuk më mjafton”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e këtyre fotografive.
Ndërkohë, e njëjta gjatë ditës demantoi lajmin se është shtatzënë, duke thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë. /Telegrafi/