Jose Antonio Reyes ka gjetur vdekjen tragjikisht pas një aksidenti me makinën e tij.
Ish-reprezentuesi spanjoll ka luajtur për skuadra të mëdha, përfshirë Arsenalin, Sevillën, Benficën, Atletico Madridin si dhe Real Madridin.
35-vjeçari ishte i huazuar vetëm një sezon në Real Madrid dhe atë sezon ai ishte më meritori për triumfin e Realit në La Liga.
Titulli vendosej në ndeshjen e fundit të sezonit, pasi Real dhe Barcelona kishin pikë të barabarta.
Reali ishte duke humbur 0-1 nga Mallorca, ndërsa Reyes u inkuadrua në lojë në minutën e 66-të në vend të David Beckham.
Vetëm dy minuta i mjaftuan spanjollit të barazonte rezultatin në 1-1, ndërsa pasi Diarra e kaloi Realin në epërsi 2-1, Reyes shënoi edhe golin e dytë personal për fitoren e Real Madridit 3-1.
Pas kësaj fitore Reali arriti të shpallej kampion në La Liga edhe pse kishte pikë të barabarta me Barcelonën nga 76 të dyja.
Reyes atë edicion si pjesë e klubit mbretëror kishte zhvilluar 38 ndeshje në të gjitha garat ku kishte realizuar shtatë gola dhe tre asistime.
Për titullin e edicionit 2006/2007, meritat më të mëdha i ka pikërisht Reyes me paraqitjen fantastike në fundin e asaj ndeshje.
Sulmuesi anësorë e nisi karrierën te Sevilla, ndërsa luajti edhe për Arsenalin, Real Madridin, Atletico Madridin, Benficën, Cordoban, Espanyolin si dhe skuadrën kineze XJ T. Leopard. /Telegrafi/