Site icon Telegrafi

Rey Manajn e kërkon ekipi që është në fund të Ligës Premier

Pas golit që shënoi në finalen e Kupës së Italisë me të rinjtë e Interit ne ndeshjen ndaj Juventusit, Rey Manaj është në fokus të disa prej klubeve më të njohura në Angli.

Portali ‘calciomercato.com’ shkruan se Manaj me shumë mundësi është duke lënë Italinë.

“Aston Villa kërkon Manajn dhe këtë ia ka komunikuar Interit. Shoqëria angleze ka qëllime për ta huazuar atë me të drejta rikthimi”,-shkruan portali italian.

Ndërsa një ditë më parë “Goal.com” raportoi se Manchester City është njëra prej skuadrave të mëdha që ndjek me kujdes situatën e sulmuesit shqiptar, transmeton panoramasport.

Ndërkaq, ‘calciomercato’ e mbyll shkrimin për sulmuesin duke thënë se me shumë gjasa ai nuk do të jetë i ftuar në Europian.

“Gianni De Biasi duket se ka qëllim të konfirmojë grupin që e çoi ekipin në kualifikimin historik, duke përjashtuar Manajn, i cili do të ketë një karrierë përpara edhe me Kombëtaren”.

Exit mobile version