Site icon Telegrafi

Rey Manaj i thotë lamtumirë Barcelonës: Gjithmonë do të ngeleni në zemrën time

Rey Manaj është larguar zyrtarisht nga Barcelona, pas një sezoni pozitiv te Barça B si dhe në ndeshjet miqësore me skuadrën e parë.

Sulmuesi ka nënshkruar sot me klubin Spezia në Serie A. Klubi italian do të ketë të drejtën e blerjes për 3 milionë euro në fund të sezonit.

Manaj me një postim në rrjetet sociale ka falënderuar klubin e Barcelonës duke theksuar se është krenar që ka luajtur për këtë ekip.

“Përshëndetje të gjithëve!  Së pari dua të falënderoj të gjithë tifozët e Barcelonës. Jam krenar që kam qenë pjesë e kësaj familje të madhe dhe gjithmonë do të ngeleni në zemrën time”.

“Dua të falënderoj të gjithë shokët e skuadrës për mënyrën se si më kanë trajtuar, trajnerët, stafin, të gjithë punëtorët e klubit më të madh në botë. Gjithmonë do të ngeleni në zemrën time”, ka shkruar Manaj në postimin e tij.

 

Në postimin e tij, kanë komentuar disa lojtarë të Barcelonës, si Neto dhe Coutinho./Telegrafi/

Exit mobile version