Telegrafi

Rey Manaj shënon gol të bukur ndaj Tenerifes

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj ka gjetur golin për skuadrën e tij spanjolle, Albacete.

Albacete u mposht 4-2 në udhëtim te Tenerife në takimin e vlefshëm për javën e 22-të në La Liga 2.

Njëri nga golat e shënuar për mysafirët mban firmën e sulmuesit shqiptar, Rey Manaj.

Manaj u gjend bukur në zonë në minutën e 68-të duke shënuar gol të bukur me kokë për 3-1, por ky gol nuk i mjaftoi ekipit të tij.

Lexo po ashtu Rey Manaj shumë pranë kalimit te Barcelona B

Ky ishte goli i tretë deri më tani në këtë sezon me Albaceten në La Liga 2.

Sulmuesi shqiptar gjatë javës së kaluar u lidh edhe me një transferim te Barcelona B. /Telegrafi/