Site icon Telegrafi

Rey Manaj nuk do të kthehet te Interi pas huazimit

Rey Manaj dhe Interi i kanë rrugët përfundimisht të ndara.

Pas dy periudhave huazuese te Pisa dhe Pescara pa obligimin e blerjes, është futbollisti shqiptar, ai i cili pritet të mos kthehet më te Interi.

Mediat italiane shkruajnë se në kontratën mes Interit dhe Granadas pos huazimit është edhe obligimi i blerjes nga klubi spanjoll.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Interit

Granada do të paguajë 2 milionë euro për shërbimet e sulmuesit shqiptar.

Në dy periudhat e kaluara huazuese, Manaj kishte 29 paraqitje duke shënuar vetëm 4 herë.

Rey Manaj u prezantua te skuadra spanjolle Granada ku do të mbetet edhe pas vitit 2018. 

Manaj asnjëherë nuk arriti t’i përmbushë pritjet te Interi, andaj edhe u dha si huazim në Serie B.

Kujtojmë se Manaj nuk ka arritur të sigurojë as ftesën nga kombëtarja shqiptare. /Telegrafi/

Exit mobile version