Site icon Telegrafi

Rey Manaj filloi rikthimin te Sivasspori, për ta përmbysur Adana Demirsporin

Rey Manaj ka qenë vendimtar në fitoren e Sivassporti në udhëtim te Adana Demirspor, që përfundoi 4-2 në kuadër të javës së 10-të në elitën e futbollit turk.

Pas 13 minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi me golin e Barasit që u asistua prej Manev.

Vetëm tre minuta më vonë, Guler dyfishoi epërsinë e skuadrës së tij, ndërsa Burak ishte në rolin e asistuesit.

Koita e ngushtoi epërsinë e Adanas, kur realizoi për 2-1 në minutën e 38-të, me asistimin perfekt të Moutoussamys.

Për 2-2 u përkujdes Rodrigues (61’), duke tregua se nuk do të dorëzoheshin deri në fund.

Pesë minuta më vonë, Rey Manaj përmbysi shifrat në 3-2, ndërsa tifozët mysafir ishin të zjarrtë mes festën e tyre nga goli i sulmuesit shqiptar.

Sivasspori realizoi edhe golin e katërt për 4-2 në minutën e 88-të, duke marrë tri pikë të mëdha.

Pas javës së dhjetë, Sivasspori gjendet në vendin e shtatë me 14 pikë, ndërsa për Manajn ishte goli i katër deri më tani këtë sezon. /Telegrafi/

Exit mobile version