Telegrafi

Rey Manaj dërgohet në spital, merr dëmtim në kokë në derbin e Segunda Division

Albacete e Rey Manajt është përballur me Granadan në ndeshjen derbi  të Segunda Division të Spanjës.

Ky takim ishte i rëndësishëm edhe për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Rey Manaj i cili e nisi ndeshjen si titullar, por gjërat nuk kanë shkuar mirë për të ndaj ish-skuadrës së tij.

Kjo pasi sulmuesi nga Lushnja është dëmtuar në pjesën e parë të takimit.

Ai është detyruar që të largohet me barelë dhe pa ndjenja nga fusha e blertë.

Manaj ka pësuar një dëmtim në kokë si pasojë e një përplasjeje me njërin nga futbollistët e skuadrës vendase.

Mjekët të cilët hynë në fushë për t’i dhënë ndihmën e parë, e kanë nxjerrë me barelë dhe mediet spanjolle, bëjnë me dije se futbollisti shqiptar është nisur me urgjencë në drejtim të spitalit.

“Rey Manaj  është transferuar në spital për t’iu nënshtruar disa teste për diagnostikimin shkallën e lëndimit të kokës pas goditje të pësuar gjatë ndeshjes”, shkruan klubi në llogarinë e tyre në Twitter.

Ndeshja është mbyllur 1-1. /Telegrafi/

Manaj 2 on Vidnews.