Telegrafi

Rexhepi: Po luajmë mirë, jam i kënaqur me lojtarët dhe fitoren

Trajneri i Feronikelit 74, Xhengis Rexhepi, është ndarë i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Fushë Kosovës.

Fitorja 3-0 ndaj ‘Pampurave’ i largon ‘Industrialistët’ nga fundi i renditjes.

“Si skuadër në tërësi bëmë paraqitje të mirë. 5-10 minutat e para të ndeshjes patëm probleme sepse Fushë Kosova në mesfushë ishte agresive. Me agresivitet u kundërpërgjigjëm dhe me kalimin e kohës, u munduam ta qarkullojmë topin”.

“Jemi të shpejtë në lëvizshmëri të topit. Posa hyri kjo në sistem, loja na takoi neve dhe e kontrolluam atë. Kemi shënuar tre gola por edhe kemi humbur disa raste”.

“Në përgjithësi, jam i kënaqur me lojën e futbollistëve. Duam që njësoj të vazhdojmë. Feronikeli po luan mirë, dhe kur luan mirë, rezultatet nuk mungojnë. Fituam me plot meritë”, ka thënë Rexhepi për “ArtMotion”. /Telegrafi/