Site icon Telegrafi

Rexhepi: Kuvendi të krijojë komision për verifikimin e demarkacionit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Rexhepi, u ka bërë thirrje pozitës dhe opozitës të bashkohen për të gjetur zgjidhje për çështjet e interesit nacional, në këtë rast edhe për demarkacionin me Malin e Zi.

Ai ka thënë se Kuvendi duhet të krijojë një komision me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë për ta verifikuar procesin e demarkacionit.

Rexhepi ka thënë në një intervistë për “Epokën e re” se nëse ky komision verifikon se demarkacioni është bërë mirë, atëherë duhet të ratifikohet në Kuvend, por nëse janë bërë gabime, atëherë nuk duhet të ratifikohet.

Ai ka vlerësuar kontributin e opozitës në jetën parlamentare, duke thënë se pa partitë opozitare nuk ka Kuvend të mirëfilltë dhe punë të mirë.

Exit mobile version