Qeveria ka marr vendim që pjesa e gazsjellësit Shkup-Tetovë-Gostivar, çka është paraparë të shkoj deri në Ohër të vazhdohet të ndërtohet me të njëjtën linjë, por me disa ndryshime dhe masa, njofton drejtori i Resurset Energjetike të Maqedonisë, Bajram Rexhepi në një intervistë për AIM.
“Është paraparë që të zvogëlohet gjerësisë e punimeve në zonë nga 25 në 10 metra dhe të ndryshohet plani urbanistik në vetë majën e Vodnos ku janë pyjet e larta. Plani urbanistik i ri do të jetë rreth rrugës ekzistuese dhe vetëm është paraparë të zgjerohet për disa metra në anën e djathtë dhe anën e majtë dhe me këtë t’i iket edhe më shumë prerjes së drunjve në Vodno, e cila sipas analizave të ndërmarrjes publike Parkingjet dhe gjelbërimi Shkup kap shumën e rreth 1.400 metra kub dru të prerë”, tha Rexhepi.
Ndryshimet në planin urbanistik, siç tha ai, janë bërë pas bisedimeve me organizatat qytetare të cilët janë kundër ndërtimit të gazsjellësit përgjatë parqeve në Vodno, ndërsa Qeveria mori vendim që ta kompensojë drunjtë e prerë me pyllëzimin e kësaj pjese dhe të kthehet në gjendjen e mëparshme për disa muaj. /Telegrafi/